Tor-i lyp sahatin e sistemit tuaj (dhe zonën tuaj kohore) të ujdisur me kohën e saktë.
Mbrojtje antivirus, apo kundër malware-i, që u bllokon përdoruesve hyrjen në Shfletuesin Tor.
Ndonjëherë këto shfaqen edhe me përfundime të rreme, lidhur me malware dhe/ose cenueshmëri.
Më tepër rreth kësaj mund të lexoni te Portali ynë i Asistencës.
Programet “firewall” dhe antivirus dihet se ngatërrohen me funksionimin e Tor-it dhe mund të duhet të çaktivizohen përkohësisht:
- Webroot SecureAnywhere
- Kaspersky Internet Security 2012
- Sophos Antivirus për Mac
- Microsoft Security Essentials
- Avast Antivirus
VPN-të gjithashtu priren të përzihen në funksionimin e Tor-it dhe lypset të çaktivizohen.
Gjithashtu nuk rekomandojmë përdorimin tok të VPN-së dhe Tor-it, veç në qofshi përdorues i përparuar që di si t’i formësojë të dy në një mënyrë që nuk komprometon privatësinë tuaj.
Informacion më të hollësishëm mbi Tor + VPN mund të gjeni te wiki jonë.
Videot që lypin doemos Adobe Flash janë të papërdorshme.
Flash-i është i çaktivizuar për arsye sigurie.
Tor-i s’mund të përdorë një urë, nëse është ujdisur një ndërmjetës.
Paketa Shfletues Tor daton 1 janar, 2000 00:00:00 UTC.
Kjo bëhet për të garantuar që çdo montim software-i të jetë saktësisht i riprodhueshëm.
Probleme me bërjen e Shfletuesit Tor si shfletuesin tuaj parazgjedhje.
Nëse Shfletuesi Tor funksiononte më parë dhe s’funksionon tani (veçanërisht pas një riinstalimi apo përditësimi), sistemi juaj mund të ketë kaluar në letargji.
Në këtë rast, një rinisje e sistemit tuaj do ta zgjidhë këtë problem.
Tor-i s’do të niset në Windows, kur shtegu i dosjes përmban shenja jo ASCII.
BitTorrent-i s’është anonim përmes Tor-i.